Ishin kthyer në “tmerrin” të pasurve grekë, arrestohet “bossi” shqiptar i hajdutëve në Athinë

Policia greke ka mundur të rrestojë pas më shumë se një viti e gjysëm kokën e një prej bandave më të rrezikshme, e cila ishte kthyer në makth për pronarët e makinave.

Sipas mediave greke koka e kësaj bande të rrezikshme ishte një 29-vjeçar shqiptar, i cili tashmë ëhstë arrestuar nga policia.

mediat raportojnë se 29-vjeçari sëbashku me pjestarët e tjerë të bandës së tij vidhnin makina në zonat luksoze të Athinës e më pas i shisnin ato në tregun e zi.

Kjo bandë, të paktën nga fillimi i gushtit 2021 deri në mesin e vitit 2022, ka proceduar në mënyrë dhe metodë specifike në vjedhjen e automjeteve si Land Rover, Range Rover, Porsche Cayenne.

Pasi pikasnin makinat që donin të vidhnin, ata afroheshin në këmbë dhe pasi thyenin xhamin e derës së shoferit apo pasagjerit, futeshin brenda dhe çaktivizonin alarmin. Në vetëm pak minuta, mjeti “zhdukej”.


Shtuar 19.05.2023 22:02