Tre turistë izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret janë shpëtuar nga policia.
Po ashtu është bërë e mundur edhe tërheqja e automjetit të turistëve, pasi kishte pësuar defekt në zonën malore.
“Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës”, njofton policia.