“Isha i verbuar nga inati …”, zbardhet dëshmia e Taulant Malajt, 45-vjeçari që vrau me thikë vajzën dhe fqinjin italian, dhe plagosi gruan
“Isha i verbuar nga inati …”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor, 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i cili ëhstë autori i masakrës së ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Foggia, i cili theri me thikë vajzën e tij, gruan dhe një shtetas italin.
Malaj ka thënë para autoriteteve se shkak ëhstë bërë tradhtia e gruas së tij me fqinjin italian. Ai tha se e kishte zbuluar tradhtinë ndërsa po kërkonte në celularin e gruas, dhe se pavarësisht s ekjo e fundit i ka këkruar falje, ai sërish i ka kërkuar divorcin.
“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kërkoi falje për këtë lidhje jashtëmartesore, por unë doja të ndahesha”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, ditët e fundit kanë pasur debate në familje pikërisht për tradhtinë e dyshuar.
Ai tha se i kishte kërkuar bashkëshortes që të ndaheshin, por kjo e fundit e kishte bindur që të qëndronte në shtëpi.
Gjithashtu para hetuesve tha se pasi masakroi Massimon, u rikthye në banesën e tij dhe filloi të godiste me thikë gruan e më pas vajzën, që tentoi të mbronte nënën e saj.
“Në atë moment i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi që ishte përballë vajzës dhe filloi ta godiste me thikë”, thanë avokatët.
Më tej ka rrëfyer se ishte në shtrat me bashkëshorten dhe ajo nisi të bisedonte me dikë në telefon.
45-vjeçari ka kontrolluar telefonin e saj dhe ka zbuluar se po shkëmbente mesazhe me fqinjin e tyre, Massimo.
Pas krimit 45-vjeçari nga Selenica kishte filmuar dhe një video me trupat e shtrirë dhe gruan e tij të larë në gjak që e pyeste se çfarë po bën. Pikërisht nga videoja e tij ka dalë dhe një version i ri i fakteve, ku vetë Taulanti i kishte thënë gruas se po e linte gjallë që ajo të vuante për humbjen e fëmijëve.
Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj dhe ndaj ishte goditur nga i ati me thikë duke ndërruar jetë.
Por në video Taulanti kishte shtuar: “Do të të vras edhe djalin”, duke treguar qëllimet e tij. Burri ishte ndaluar pikërisht teksa po endej në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar.
Vrasja e 51-vjeçarit italian
Massimo De Santis, 51 vjeç, pronari i një bari në Torremaggiore, Foggia ishte i pari që u vra nga 45-vjeçari shqiptar. Taulant Malaj dyshonte se De Santis ishte i dashuri i gruas së tij. Italiani banonte në të njëjtin pallat me autorin dhe viktimat. Mbrëmjen e 6 majit, ai sapo kishte mbyllur barin e tij dhe u kthye në banesë. Taulant Malaj e ka sulmuar në shkallët e pallatit duke e goditur disa herë me thikë dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka vrarë vajzën 16-vjeçare dhe plagosur gruan e tij.
39-vjeçarja sipas mjekëve është ende në gjendje shoku dhe nën efektin e qetësuesve. Deklaratat e saj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë. Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Ajo ishte e martuar prej 17 vitesh me Taulantin.