Ish-zv.presidenti i SHBA-ve viziton Tiranën

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve Mike Pence viziton të enjten Tiranën.

Ky lajm është konfirmuar nga zyra e kryetarit të Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë ka qenë në Ballkan në vitin 2017 ku vizitoi Podgoricën, kohë kur ishte zëvendespresident./albeu.com


Shtuar 21.06.2022 17:33