Ish-ushtari i UÇK-së vritet në Francë teksa flinte, u qëllua aksidentalisht pas luftës së bandave

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut është qëlluar për vdekje në Francë, pas një përplasjeje me armë zjarri mes dy bandave kriminale.

Sadiku ishte në gjumë në momentin kur është qëlluar.

Të lidhura

None found

Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe vajza e viktimës.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babanë ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha 23-vjeçarja për gazetën franceze.

55-vjeçari bashkë me familjen e tij kishte 14 vjet që jetonte në Francë. Media franceze nuk bëri të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe postimi në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Rreth orës 12:30, disa personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe “nga një prej të shtënave ka mbetur i plagosur për vdekje një 55-vjeçar, i cili ndodhej në banesën e tij ”, tha prokurori i Dijonit.


Shtuar 26.11.2023 21:37