Ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë / Zhvati 570 mijë euro, kush është supermashtruesja e arrestuar në Tiranë

Milena Deraj është supermashtruesja që ka ka përfitur rreth 570 mijë euro para nëpërmjet mashtrimeve. Policia ka zbardhur dy raste mashtrimi nga 30-vjeçarja.

Ajo ka përvetësuar 340 mijë euro nga njëri rast dhe 230 mijë nga tjetri. Deraj rezulton të ketë qenë e Bankës së Shqipërisë.

Duket se Milena ka  shfrytëzuar pozicionin e saj të punës, pasi mësohet se të pakën deri në vitin 2021 ka punuar ekonomiste në bankën e Shqipërisë, në rrjetet sociale shpërndan foto teksa ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë anëtare e FRESSH dhe poston foto edhe me politikanë të ndryshëm

Rasti i parë

30-vjeçarja Milena Deraj ka arritur të mashtrojë tre persona të përfshirë në “Masakrën e Velipojës”. Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi në vitin 2021 që Ferracakët kanë për masakrën e Velipojës në një hotel.

Ajo u ka premtuar se do të mbyllte çështjen në gjykatë kundrejt parave. Kur familja ka kuptuar që është mashtruar nga 30-vjeçaraja, ata e kanë kërcënuar. Për pasojë policia ka shpallur në kërkim Hasan Ferracakun, Abedin Ferracakun dhe Shyqyri Ferracaku.

Mësohet se ka qenë vetë Deraj e cila është paraqitur në Polici ku dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kanë kërcënuar dhe kanosur.

Sherri që solli masakrën me armë në Velipojë në qershor të vitit 2021

Katër jetë u shuan mbrëmjen e 22 qershorit të vitit 2021 në Velipojë si pasojë e një konflikti për shezlongët. Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë mbeti i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj. Nga plumbat mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Ferracakut bashkë me një tjetër person.
Rasti i dytë

Milena Deraj ka mashtruar gjithashtu edhe shqen e saj, duke I marrë plotë 230 mijë euro. Ka qenë shoqja ajo që e ka denoncuar në polici Milenë.

Milena Deraj i ka marrë 230 mijë euro shoqes të cilës i kishte premtuar, se këto para, do t’i investonte në bono thesari.

Shoqja e mashtruar, i ka dhënë me besim përgjatë një viti, shuma të ndryshme parash, që në total arritën në 250 mijë euro, me qëllimin që Milena Deraj t’i investonte në bono thesari, për të përfituar më tej nga interesat./albei.com/


Shtuar 24.05.2023 14:10