Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

Ish-prokurori i Tiranës, Elio Mazreku, është emëruar drejtor i ri i Hetimit Doganor. Mazreku u shkarkua më 23 Nëntor 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vetingut, pasi u përball me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij.

Vendimi i KPK-së ndaj Mazrekut, erdhi pas analizës financiare që evidentoi një bilanc negativ prej 22.8 milionë lekësh, lidhur me mungesën e provave për ligjshmërinë e disa llogarive bankare të përdorura për blerjen e një apartamenti 129 m² në vitin 2010.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, sipas KPK-së, ai nuk justifikoi 5 milionë lekë të deklaruara si ndihmë nga babai dhe disa dhurata nga vëllai.

Vetë Mazreku, i kundërshtoi konkluzionet, duke pretenduar se të ardhurat ishin të ligjshme dhe buronin nga puna e bashkëshortes në një OJF, ndërsa argumentoi se mënyra e pagesave nuk ishte nën kontrollin e tij.

Mazreku e kishte nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe për më shumë se dy dekada ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.