Ish-presidenti rus: Nëse NATO cënon Krimenë mund të kemi “Luftën e Tretë Botërore”

Ish-presidenti i Rusisë ka paralajmëruar se mund të ketë “një Luftë të Tretë Botërore” nëse ndonjë vend i NATO-s cënon Krimenë.

Dmitry Medvedev tha se çdo cënim në gadishull mund të përbënte një shpallje lufte ndaj Rusisë.

Duke folur për uebsajtin e lajmeve Argumenty iFakty, ai tha: “Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë.

Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është një shpallje lufte kundër vendit tonë.

Dhe nëse kjo bëhet nga një vend anëtar i NATO-s, kjo do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e plotë.”

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forconte kufijtë e saj dhe do të ishte “gati për hapa hakmarrëse”.

Ai shtoi se kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander “në pragun e tyre”.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që është dënuar si një aneksim i paligjshëm nga shumë liderë botërorë. /albeu.com