Ish-modele e famshme, politikanja shqiptare tregon si e “detyruan” të dalë në foto me Donald Trump (VIDEO)

Ish-modelja e njohur shqiptare që sot i është futur politikës dhe është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Zana Krasniqi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit.

Në këtë intervistë ajo ka treguar më tepër për eksperiencën si modele jashtë vendit.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se si e ka kundërshtuar fotografin e njohur, Fadil Berisha, kur ai i ka kërkuar të pozojë në një foto me ish-Presientin Donald Trump.

“Ti në SHBA ke qenë pjesë e Trump Models?”, e ka pyetur Rudina.

“Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre”, është shrehur modelja

Më tej, modelja ka rrëfyer momentin kur duhej të dilte në foto me Trump, por në fakt nuk kishte aspak dëshirë për një gjë të tillë.

“Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk m’u duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Krasniqi ka treguar se nuk i pëlqente skandalet dhe përherë mundohej që të qëndronte larg tyre.

“Gjatë fotoshoot-it shumë vajza bënin çmos të dilnin në foto apo të bënin skena që t’i kapnin mediat, ndërsa unë isha pak më larg, skandalet nuk i doja shumë dhe fillova t’i shikoja gjërat më ndryshe sepse kur je aty i shikon gjërat më ndryshe. Fillova me vetveten, thoja Zan a je ti kjo, a je ti për t’u marrë me këto? A do këtë jetë?, ka përfunduar bukuroshja.