Ish-ministri i Shëndetësisë “nuk lëshon pe”, i kthehet ashpër ISHP-së për skadencën e vaksinave

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i është përgjigjur ashpër ISHP-së lidhur me deklaratën e kësaj të fundit se vaksinat që kanë ardhur në Shqipëri nuk janë të skaduara.

Sipas Shehut, pretendimi se data e stampuar në to është ajo e paketimit në Turqi është e pa vërtetë, ndërsa ka shtuar pyetjen se kur është skadenca e tyre.

Ai shprehet në postimin në Facebook se këto vaksina u injektohen shqiptarëve jo vetëm pa certifikuara por edhe të skaduar.

Reagimi i Tritan Shehut:

Genjeshtra me bisht te zedhenesve te Rames per vaksinat e skaduara kineze te shkruara ne turqisht dhe pa asnje certifikim nderkombetar!
Lexoj tashti nje justifikim qesharak:
Data 4/04/2021 qenka data e prodhimit e jo skadences!,

Atehere ku eshte shkruar data e skadences!?
Cdo medikament ne radhe te pare, te dukeshme ka daten e skadences, te prodhimit mund ose jo ta kete, ky eshte nje detyrim ligjor.

Keta vaksina sipas tellalleve qenka prodhuar me 4 prill…
Si eshte e mundur qe po keto jane konstatuar edhe ne Berat me 17 prill!

Si e pse keto u prodhuan, u eksportuan e arriten ne Berat ne pak dite, kur sipas tellalleve koha u priste se “skadojne” me shkurt te 2022!?
Nga ana tjeter vete Rama del e i pret ne Rinas me 25 mars….para prodhimit sipas tellalleve!

Pra sic duket ato kane arritur ne Shqiperi ne fund te skadimit, kur duheshin shkaterruar!
E tashme u injektohen shqiptareve jo vetem te pa certifikuara, por dhe te skaduara.
Pa asnje dyshim kjo ceshtje kerkon nje bllokim te ketij kontigjenti e hetim te plote.


Shtuar 24.04.2021 18:00