Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj emërohet si zëvendës-guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zaçaj ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2023 derisa i mbaroi mandati si kryetare marsin e 2025-ës. Ndërkohë që mandati si gjyqtare në GJK i përfundoi në nëntor të vitit të shkuar. Tashmë, ajo do të jetë në një tjetër pozitë të lartë shtetërore dhe administrative.

Të lidhura

None found

Vendimi:

Në mbledhjen e datës 1 prill 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

Emërimin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.