Ish-Kompleksi Partizani, të hënën jepet masa për Malltezin dhe Bektashin

GJKKO do të mbajë ditën e hënë në orën 13:00 seancën e posaçme për dhënien e masës ndaj Jamarbër Malltezit dhe ortakut, Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe apstrim parash.

Kujtojmë që një ditë më parë u bë arrestikmi i Jamarbër Malltezit di dhe u vendos masa detyrim paraqitjeje për ortakun e tij Fatmir Bektashi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, këtyre të fundit ju sekuestruan dhe apsaportat për të mos t’i lënë të largohen nga vendi.

Vendimi i GJKKO erdhi pas kërkesës së bërë nga SPAK, pasi tre personat e sipërpërmendur akuzohen për tjetërsim të pronës në ish-Kompleksin Partizani, të cilën më pas e përdorën për të ndërtuar Kulla.

Hetimet ndaj Malltezit, Berishës dhe Bektashit nisën në vitin 2020, kohë kur Taulant Balla në cilësinë  ekreut të grupit parlamentar të PS, depozitoi prova të reja në SPAK, ku akuzonte ish-kreun e qeverisë dhe dhëndrin e tij për korrupsion në ish-Kompleksin Partizani. /AlbEu.com/


Shtuar 22.10.2023 16:18