Ish-efektivi RENEA Altin Morina pjesë e grupit kriminal, ortak me Ekil Ndërnjakun, lidhjet e tij arrinin deri në Ekuador për t’i shërbyer krimit

Ish-efektivi i forcave RENEA, pjesën e vet në trafikun ndërkombëtar të drogës e kishte të lidhur me një emër shumë të njohur të krimit, Ekil Ndërnjakun. Të dy, thotë SPAK në dosjen e operacionit ‘Ura’, është e qartë që janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, që merreshin kryesisht me transportin e hashashit drejt Italisë.

Lëndën narkotike e gjenin nga vende të ndryshme të Evropës, deri në Spanjë dhe Gjermani.

Ekil Ndërnjaku: Ka kamiona nga Spanja? Ne Transporti na duhet rregullisht…të na thotë ai sa merr për kile, në fusim minimumi 150 kile bar e çokollat

Altin Morina: Ok, që ta dij dhe unë se ku e ka transportin për përgjithmonë. Faqe 96

Në SkyEcc në shtator 2020, Altin Morina del në një episod tjetër se e kishte gjetur një kontakt në Gjermani.

Altin Morina: Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje

Ekil Ndërnjaku: S’e di nigjojm një herë ccmimet, që të folim me robt

Deri në Ekuador arrinin lidhjet e ish efektivit Altin Morina për të bërë trafik droge.

Altin Morina: Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador

Ekil Ndërnjaku: Shok flasim nga afër Faqe 97

Në celular Morina dhe Ndërnjaku, shkëmbenin edhe foto të kokainës apo marijuanës.

Aksesin që Morina kishte në policinë e shtetit, ortaku i tij në trafik e kërkonte edhe për shërbime të rëndësishme. Në një rast Ndërnjaku e pyet për një person me emrin L. Dosku, vëllai i një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Për këtë thotë SPAK Morina jo vetëm që u konsultua me të dhënat e sistemeve të uniformave blu, por madje i kërkoi informacione edhe ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë, por emri nuk dilte në sistem. (foto faqe 99)

Një tjetër episod edhe më flagrant është kur një person i paidentifikuar më 24 shtator 2024 i kërkon Ekil Ndërnjakut që të ndërhynte në një raport mjekoligjor për t’i prishur gjilpërën një pistolete të sekuestruar.

Arma ishte e një personi shumë të njohur të krimit, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i cili ishte arrestuar i armatosur në Durrës. Vetë Ndërnjaku nderin ia beson efektivit të atëhershëm Altin Morina.

Ekil Ndërnjaku: Shok, me tpyt, a kemi nj nje me rregulla atje në Tiranë . Kanë kap një shok me arm, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.

Altin Morina: Kur e kanë kap…po po e marr vesh kush është

Ekil Ndërnjaku: Mond Çekiçi (Faqe 100)

Vetë Altin Morina, që si polici ishte betuar të forconte zbatimin e ligjit, përfshirjen në kultivim dhe trafik droge nuk e ka për herë të parë.

Një muaj më parë ai u prangos pasi në akudër të operacionin ‘revanshi’, akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivim kanabisi në Nikël dhe Tapizë të Krujës.  Në mars 2023, ai u kap në makinë me 113 mijë euro, por u liruar një muaj më vonë./Shqiptarja.com