Gjatë një interviste televizive, ish- drejtori i Burgut të Peqinit, Faik Basha, teksa fliste për vrasjen e Arben Lleshit, është shprehur se ky ishte rasti i parë që ndodh një ngjarje e tillë, ku një i burgosur me dënim të përjetshëm, arrin të kryejë vrasje brenda qelive të burgut.
Sakaq, Basha tha se përgjegjës për këtë rast, janë edhe burimet njerëzore të burgut por tregoi edhe “paktin e heshtur”, që ai u shpreh se ekziston mes të burgosurve sa i takon armëve të zjarrit.
“Është cënuar një gjë që nuk ka ndodhur në 32 vite. Është rasti i parë që ekzekutohet me armë zjarri një i dënuar brenda dënimit. Është tentuar më parë me sniper e raste të tilla, por ky është rasti i parë. Të dënuarit kanë një rregull të pashkruar, armën nuk e kanë tendencë për ta futur në burg. Sepse e dinë që është ambient i vogël”, shprehet Basha.