Ish-deputeti Pashko Ujka u vra në një atentat, policia shoqëron dy persona! Ku dyshon

Dy persona janë shoqëruar lidhur me atentatin ndaj ish-deputetit të Shkodrës Pashko Ujka.

Njëri prej tyre dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo.

Ai identifikohet me inicialet K.K, ndërkohë gazetarët thonë se bëhet fjalë për Kristin Kelmendi.

Mbrëmjen e 29 nentorit 2021 para se të vritej, Ujka ishte duke bërë ecjen e mbrëmjes së bashku me gruan e tij, Natalinë, dhe vëllain e tij, Gjekën.

Vëlla dhe gruaja e viktimës, që ndodheshin disa metra më përpara tij, kanë parë vetëm siluetën e një djaloshi në ikje e sipër, që largohet me vrap, por jo të dallojnë tiparet identifikuese të tij.

Kjo pasi siç ka treguar në polici Natalia dhe vëllai i Pashkut, Gjeku, ata u tronditën shumë dhe u përqëndruan tek, Pashko, i cili po vdiste në duart e tyre.

64-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në shtyllën kurizore.

Autori ka përdorur një armë me silenciator, duke e qëlluar gati me puthitje në trup, Pashko Ujkën.

Konfliktet që janë krijuar për shkak të ushtrimit të detyrës së kyetarit të komunës së Velipojës, dhe konfliktet e të birit janë pista kryesore ku policia dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë për zbardhjen e vrasjes së ish-funksionarit të shtetit, Pashko Ujka./albeu.com/