Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Krrashi shprehet i frymëzuar nga protestat, ndërsa thekson se e ardhja e një kombi varet nga vizioni i përbashkët i qytetarëve.
Të lidhura
None found
“E ardhmja e një kombi varet nga vizioni i përbashkët i qytetarëve të vet – Frymëzuese”, shkruan ish deputeti socialist.
Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama, kanë vijuar prej ditësh dhe janë shoqëruar me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë.

