Ish-deputeti demokrat bëhet baba për herë të parë

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot unë dhe bashkë udhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.
Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira”, shkruan Balliu krahas fotos me të voglin.

Postimi i Klevis Balliut:

Të dashur miq.
Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.
Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.


Shtuar 7.04.2021 13:49