Një deklaratë e papritur ka ardhur së fundmi nga ish-deputeti Kujtim Gjuzi lidhur me formatin televiziv “Ferma VIP”.
Gjatë një interviste të dhënë për “VIP Magazine”, ai ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga stafi realizues i programit për t’u bërë pjesë e këtij reality show si konkurrent.
Të lidhura
None found
Përtej zbulimit të ftesës, ish-deputeti ka ndarë edhe kushtin e fortë financiar që u ka vendosur organizatorëve për të pranuar ofertën e tyre.
Sipas tij, pjesëmarrja në këtë spektakël do të realizohej vetëm kundrejt një pagese të konsiderueshme paraprake, duke përmendur shifrën e 100 mijë eurove.
Për të argumentuar këtë kërkesë, Gjuzi ka shpjeguar se nuk dëshiron të angazhohet për një fitore të pasigurt, duke marrë si shembull rrugëtimin aktual të shkrimtares Mimoza Ahmeti brenda shtëpisë.
Lidhur me këto negociata dhe prapaskenat e ftesës, ai u shpreh:
“Jam kontaktuar nga producentja deri te Rezho. Unë u vendosa kusht: Nëse doni të merrni Kujtim Gjuzin në Ferma VIP, duhet të më jepni parapagim gjysmën e çmimit që jepni ju (100 mijë euro). Unë s’mund të bëj spektakël siç bën Moza dhe nuk e ka të sigurt do e fitojë apo jo çmimin.”
