Që pas divorcit, aktorja Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë në rrjet se gëzonte një raport shumë miqësorë, për tu marrë shembull me ish-bashkëshortin, Aleksander Varfaj. Dhe gjithë kjo për hirë të vajzës së tyre, Viktorias.
Por së fundmi gjërat kanë ndryshuar dhe Albeu.com vuri re se diçka nuk shkonte mes ish-bashkëshortëve të cilët as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram e madje kanë fshirë edhe fotot familjare.
Ndërkohë që Rudina Dembacaj bëri publike së do të martohej më 1 tetor me Mark Frrokun, Aleksi nga ana tjetër bëri publike lidhjen e re të dashurisë. Nisur nga historia me Rudinën edhe Aleksi është kthyer disi në një personazh publik dhe në foton e konfirmimit të lidhjes së tij ka marr një lum me urime, por ajo që vihet re është se pjesa më e madhe i përmendin Rudina Dembacaj dhe jo në konotacion pozitiv.
Komentuesit siç i shihni me poshtë teksa urojnë Aleksin i shkruajnë se ka shpëtuar nga Rudina e cila e lëndoi dhe e la për dikë më të pasur.
Por kjo histori bëhet më interesante kur të gjitha komenteve që shihni të shkëputura nga Instagrami i tij, vetë Aleki i ka dhënë “likë” duke dhënë miratimin e tij për ata që ofendojnë Rudinën.
Lind pyetja: Dasma e Rudinës me Mark Frrokun apo lidhja e re e Aleksit u bë shkak për prishjen e marrëdhënies mes prindërve të Viktorias?/albeu.com/