Isco uron Marcelon për ditëlindje, mesazhi i tij “thumbon” Realin

Isco shkoi në rrjetet sociale për të uruar shokun e tij në Real Madrid Marcelo për ditëlindjen, pasi braziliani mbushi 34 vjeç të enjten.

Mesfushori i Real Madridit publikoi një foto të tyren duke festuar dhe bëri shaka se sa e rrallë është t’i shohësh të dy në fushë për “Los Blancos” në ditët e sotme.

“Gëzuar ditëlindjen legjendë. Ka qenë e vështirë për mua të gjeja një foto kur luajtëm të dy”, ka shkruar Isco, duke e shoqëruar mesazhin e tij me disa emoji për të qeshur.

Isco nuk ka arritur të vendoset në formacionin fillestar të Real Madrid nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Ai ka luftuar për të rizbuluar formën e tij në vitet e fundit dhe pritet të ndahet me “Los Blancos” më 30 qershor, kur kontrata e tij të përfundojë.

Sidoqoftë, Isco mund të qëndrojë në La Liga, pasi Real Betis është i interesuar për nënshkrimin e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.05.2022 08:25