Irlanda pro zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Irlandës Michael Martin ka mbërritur në Samitin e RenewEurope që po mbahet në Bruksel.

Gjatë fjalimit të tij në samit ai shpreh se Irlanda ishte pro zgjerimit të BE-së duke shtuar se në samitin me Ballkanin Perëndimor kanë patur në diskutim të frytshëm.

“Qëndrimi ynë është i qartë, ne duam të ecim përpara shpejt në zgjerim dhe të bëjmë atë që duhet bërë.” kështu deklaroi Michael Martin, kryeministër i Irlandës, duke mbërritur në samitin RenewEurope në Bozar të Brukselit./albeu.com