Irena Beqiraj “rrëzon” kërkesën e Braçes për ciklin e grave dhe vajzave

Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj mendon ndryshe nga socialisti Erjon Braçe në lidhje e propozimin e tij për t’i dhënë pushim grave dhe vajzave gjatë ditëve të ciklit pasi sipas tij e kanë të pamundur fizikisht të punojnë.

Ndryshe nga Braçe, Beqiraj thotë se gratë dhe vajzat e menaxhojnë mirë kohën dhe fuqinë gjatë muajit duke rreshtuar edhe ditët se kur mund të jenë më productive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Ajo thotë:

Janë të shumtë ekspertët që flasin për këtë gjë por do të vecoja Dr Kecia Gaither, Drejtore e Shërbimeve Perinatale në NYC Health + Hospitals/Lincoln, apo Dr Alisa Vitti eksperte për shëndetin menstrual të grave, e cila në librin e saj “Ëomen Code” zhvillon një koncept të quajtur “sinkronizimi i ciklit”. Ideja që ajo paraqet bazohet në 4 fazat hormonale të cilat mund të përdoren nga gratë si udhërrëfyes për nisjen, ekzekutimin dhe përfundimin e projekteve të të gjitha llojeve. Çdo fazë e ciklit ju ofron grave një fuqi mahnitse edhe është mirë ti njohin ato më shumë sesa deputetët burra , deputetet gra për të rritur produktivitetin e tyre .

Faza 1: Faza folikulare (ditët 6- 14 ) – e quajtur ndryshe faza e kreativitetit. Gjatë kësaj periudhe gratë kanë energjinë krijuese më të madhe . Hormonet janë në një pikë të ulët ndërkohë që në trupin e gruas rritet estrogjeni. Ky është momenti për menaxhim edhe organizim ekselent .

Faza 2: Faza ovuluese (ditët 15 – 17 ) – Faza e komunikimit të shkëlqyer . Në këto ditë komunikimi dhe bashkëpunimi janë në maksimum , pasi rriten aftësitë verbale te grave. Kjo është një kohë e mirë për gratë për të zhvilluar biseda të rëndësishme.

Faza 3: Faza Luteale (ditët 18-28) – Faza e Fuqisë. Gratë gjatë kesaj faze janë më të orientuara drejt përfundimin të projekteve , përqendrohen lehtësisht edhe u kushtoshtojnë vëmendje detajeve.

Faza 4: Faza e menstruacioneve (ditët 1-5 ) – është faza më Intuitive dhe e reflektimit, sepse sidomos gjatë kësaj faze hemisfera e djathtë dhe e majtë e trurit të një gruaje komunikojnë shumë më fuqishëm. Pikërisht gjatë ciklit gratë janë gjendje të përdorin arsyetimin analitik dhe intuitiv, të reflektojnë mbi mardhëniet me kolegët , për projektet , suksesin apo karrierën .

E pra , e paramendoni dot që 80% e qeverisë të mos jetë në punë gjatë fazës më të rëndesishme te vendimarrjes asaj të reflektimit ? A mund të jenë ato më produktive edhe më strategjike pa përdorur maksimslisht aftësitë e tyre intuitive të cilat shfaqen më së shumti gjatë ciklit ? Kjo pyetje vlen edhe për një grua drejtoreshë apo shefe sektori ….

Pra burrat e Partisë Socialiste , me gjithë ndjeshmërinë e tejskajshme që kanë për burrneshat gra ,ciklin e tyre nuk duhet asasi ta konsiderojnë sëmundje , por e kunderta është e vërtetë , njohja edhe sinkronizimi i tij mund përdoret si një mjet i fuqishëm për rritjen e produktivitetit te tyre .

 


Shtuar 15.11.2023 12:41