Irani pranoi se ka furnizuar Rusinë me drone, reagon Zelensky: Nuk po tregojnë numrin e vërtetë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Iranin për “gënjeshtër” dhe “bashkëpunim terrorist” duke mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.

Teherani pranoi dje për herë të parë se ka furnizuar Moskën me drone “kamikaze” Shahed-136, por Volodymyr Zelenskyy pretendon se iranianët nuk janë të sinqertë për sasinë që po furnizojnë kundërshtarët e tij.

“Sot kishte mesazhe nga Irani, nga përfaqësues zyrtarë, ku ata pranuan se kishin furnizuar drone për terrorin rus, por kanë gënjyer sërish. Ne rrëzojmë të paktën 10 dronë iranianë çdo ditë dhe regjimi iranian pretendon se ka dhënë pak, madje edhe para fillimit të pushtimit në shkallë të plotë”, tha Zelensky.