Teherani ka arritur një marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar teknologjikisht Su-35 nga Moska, njoftuan sot mediat shtetërore në kryeqytetin Iranian.
Marrëveshja zgjeron bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes pas përdorimit të dronëve iranianë në luftën ruse në Ukrainë.
Të lidhura
None found
“Aeroplanët luftarakë Sukhoi-35 janë teknologjikisht të pranueshëm për Iranin dhe vendi ynë ka përfunduar një kontratë për blerjen e tyre,” njoftoi Radio e Republikës Islamike të Iranit (IRIB), duke cituar misionin diplomatik të Iranit në OKB.
Raporti nuk kishte asnjë provë për konfirmimin rus të marrëveshjes, ndërsa detajet e tij nuk u zbuluan.
Misioni diplomatik i Iranit në OKB tha gjithashtu se Irani kishte konsideruar blerjen e avionëve luftarakë nga disa vende të tjera, pa i përmendur ata, raportoi IRIB./Albeu.com.
