Irani do t’i dërgojë drone dhe raketa Rusisë, vihet në lëvizje NATO: Ia kemi premtuar Ukrainës

NATO do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë “në ditët në vijim” për të ndihmuar vendin të mbrohet nga dronët, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të përmbushim atë që aleatët kanë premtuar, për të rritur dhe ofruar edhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore,” tha ai.

“NATO do të dorëzojë në ditët në vijim sisteme kundër dronëve për të kundërshtuar kërcënimin specifik të dronëve, duke përfshirë ato nga Irani. Asnjë komb nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës.”

Kjo vjen pasi Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se do t’i kërkonte presidentit Volodymyr Zelenskyy të ndërpresë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Iranin në shenjë proteste për dronët.

“Veprimet e Iranit janë të ndyra dhe tradhtare” tha ai.

Vendi ka ftuar ekspertë për të inspektuar dronët iranianë./albeu.com