Investimet në rrugë, Balluku: Nga “Pallati me Shigjeta” te “Brryli” tani shkon për 12 minuta

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka replikuar deputeten demokrate Albana Vokshi për punimet në Unazën e Madhe.

Balluku u shpreh se me hapjen e segmentit të ri te materniteti i ri, rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” përshkohet për 12 minuta.

“Pas 12 vitesh  për shkak të urbanizimit të Tiranës nuk mund të bëjmë projektin që keni bërë ju. Kur vini këtu që flisni. E kuptoj që bëni politikë. Të thuash që janë 3 km kur janë 7.7, sikur nuk shkon. Nuk e di ku janë banorët në protestë se nuk i kam parë. Me banorët jam ulur vetë. Shpronësimi bëhet në bazë të ligjit. Ne do vazhdojmë të ndërtojmë.  Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik.

Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë sipas standardeve në fuqi. Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit. Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të Bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli do përshkohet në 20 minuta. Unë kam takuar më shumë se 100 familje”, tha Balluku./albeu.com