Asnjë vdekje dhe 16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Gjithashtu, sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 15:06