INVESTIGIMI/ “Piranjat” depërtojnë në një “Shtëpi bari” në Londër

“Piranjat” futen jo vetëm aty ku nuk hyn dielli dhe as doktori, por dhe aty ku nuk hyn dot as policia.

Këtë të martë në emisionin “Piranjat” në abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, u publikua një tjetër investigim brenda “Shtëpive të barit”.

Një bashkëpunëtore e emisionit “Piranjat” ka sjellë një video EKSKLUZIVE brenda një “shtëpie bari” në Londër të Britanisë së Madhe, ku sigurisht dhe aty ka shumë shqiptarë që punojnë për të fituar para, pavarësisht se rreziku është shumë i madh.

I riu shqiptar 22-vjeç ka treguar edhe ai punën që kryen në këtë “Shtëpi bari” që fatkeqësisht është kthyer në ëndërr për të gjithë ata që braktisin vendin dhe paguajnë mijëra euro, për të shkuar në ishullin britanik.

Por ndryshe nga shqiptari që punonte në Barcelonë, 22-vjeçari që punon në Londër, ka një mesazh krejt tjetër, i cili fton të rinjtë që më mirë të shkojnë dhe të bëjnë burg në Angli se sa të jetojnë në Shqipëri./abcnews.al