Investigimi nga Kryemadhi, Meta: Në Landfillin e Sharrës Rilindja vjedh pa pushim, ditë e natë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar në Facebook-un e tij pamje nga investigimi i bërë mbi inceneratorët.

“Në Landfillin e Sharrës, atje ku “Rilindja” vjedh papushim jo vetëm ditën, por edhe tërë natën dhjetëra milionë euro të taksave të mundit dhe sakrificave të qytetarëve!” shkruan Meta krahas videos së postuar nga Monika Kryemadhi.

Nga ana tjetër Kryemadhi shkruan: “Ja të dashur shqiptarë se si shteti ua shet sapunin për djathë. Droni i natës ka filmuar mbrëmë. Paguajmë 29 euro/ton vetëm për groposje të mbetjeve. Vazhdon vjedhja e shqiptarëve nga dyshja Rama-Veliaj.”

Ditën e djeshme Kryemadhi provoi me fakte  vizuale skemën e mashtrimit në inceneratorin e Tiranës. Nëpërmjet një video në të cilën ka marrë pjesë edhe ajo vetë, deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar se plehrat nuk kalojnë nga asnjë lloj procesi për tu vlerësuar nëse janë për ricklim, djegie, apo kapsulim.

Video tregon qartë se inceneratori i Tiranës është në fakt një landfill që nuk kryen asnjë proces përveçse groposjes së mbetjeve.

Siç duket në video Monika Kryemadhi hedh në koshin e mbeturinave një qese fosforoshente me mbeturina të riciklushme për të gjurmuar procesin të trajtimit te mbetjeve.

Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforoshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë poces,mbeturinat thejsht hidhen dhe groposen.

Në landfill nuk kryhet asnjë proces tjetër per të cilin kompania paguhet 29 euro për ton./albeu.com/


Shtuar 18.01.2023 19:59