Investigimi i Rai 3, reagon Igli Tare

Igli Tare është vet deklaruar “absolutisht pa asnjë lidhje me shoqërinë e basteve shqiptare ‘Top Bast’” në të cilën, ashtu si i vëllai i tij Genti, përfliten si pronarë, kur në fakt nuk kanë asnjë lidhje direkte apo indirekte.”

Drejtori sportiv i Lacios, ka shpjeguar qëndrimin e tij në një komunikatë të shpërndarë nga avokatët, të cilëve u ka dhënë prokurë për të ndjekur aksione ligjore për ta mbrojtur në kuadër të çështjes “Futbolli, klani dhe aferat”.

Në artikullin me titull “Hijet shqiptarë në Lacion e Tares” i publikuar në numrin e sotëm të gazetës “La Repubblica” janë shpejguar disa nga detajet e një hetimi gazetaresk të bërë nga reporterët e “Tv Repor”, emisioni që sot në mbrëmje do të transmetohet në kanalin “Rai3”.

Sipas këtij publikimi, flitet për kontrollin që Igli Tare kishte në një shoqëri bastesh ku pronari ishte dikush i vendosur pikërisht nga shqiptari sa për fasadë. Më ketë çështje, sipas të njëjtin burim, po heton prokuroria e Barit e nxitur nga qëllimit i blerjes që një klan mafioz barez kishte pikërisht ndaj kompanisë të basteve me qendër në Shqipëri.

Për tu theksuar është fakti që nuk është hetuar pikërisht Tare, por hetuesi i çështjes ka njoftuar prokurorinë e Federatës italiane të futbollit kur kjo e fundit drejtohej nga Xhuzepe Pekoraro, i cili nga ana e tij e tij ka hetuar për lidhjet e Tares, por pa e marrë kurrë në pyetje.

KOMUNIKATA E AVOKATËVE – Siç thamë, Igli Tare ka nisur një proces mbrojtjeje duke i besuar çështjen e tij një zyre avokatie. “Kjo tezë gazetarëve është një farsë e cila e frymëzuar nga elementët hetimorë spekulon mbi pronësinë e kompanisë së basteve e cila supozohet se i përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare.

Në të njëjtën kohë, drejtuesi shqiptar i Lacios mohon çdo lidhje me veprimtarinë e përshkuar në artikullin e publikuar dje. Njëkohësisht, mohohet kategorikisht lidhja në një marrëveshje shitje të kompanisë së basteve klanit të Martiradonas.

Duke marrë shkas nga mungesa e çdo lidhje me këtë lajm dhe përhapjen e tij të bazuar në fakte të rreme, Tare ka paralajmëruar pak kohë më parë ligjërisht redaksinë e emisionit “Report” dhe gazetarin Daniele Autieri i cili i kishte dërguar disa pyetje specifike nëpërmjet një e-maili.

Që nga ky moment, zoti Igli Tare ruan të drejtën e aksioneve ligjore për të cilat i ka dhënë prokurë të posaçme avokatëve të cilët do të veprojnë edhe ndaj profileve të tjera që spekulojnë me paligjshmërinë e këtij lajmi që nga sot mund të kthehet në objekt padie.” – shkruhej në komunikatën e publikuar nga avokatët e Igli Tares për agjensinë e lajmeve “ANSA”. 


Shtuar 7.06.2021 18:06