Qarku i Vlorës është një ndër më sfiduesit për socialistët tani që do të caktohen kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale pasi për shkak edhe të zonës, mundësia e fitores është e madhe duke bërë që në fakt, të mos jetë kandidati ai që caktohet, por de facto kryetari i bashkisë.
Lexo edhe: EMRAT/ Subashi në pikëpyetje, beteja me mallakastriotët për bashkinë e Fierit, kush janë kandidatët në qark
Jo më kot, lufta ka qenë e fortë për bashki të rendësishme si Vlora apo Saranda në këtë qark.
Burime të AlbEu.com bëjnë me dije se kryesia e PS nuk ka vendosur ende plotësisht për këto dy bashki edhe pse nga “sipër” janë emrat e Oltion Çaçit për Sarandën dhe Ermal Dredhës për Vlorën. Megjithatë, kandidatura e Çaçit duhet të tejkalojë Adrian Gurmën dhe të tijtë që janë organizuar përballë Blendi Klosit me qëllim imponimin e emrit të kandidatit aktual.
Lexo edhe: EMRAT/ Njëri në pikëpyetje, 4 të konfirmuar, kush janë kandidatët e PS për qarkun e Tiranës
AlbEu.com mëson se një situatë e ngjashme është duke ndodhur në Vlorë, ku nga “sipër” kërkohet Ermal Dredha, kurse baza është më shumë për Flamur Mamajn.
PS nuk ka ende një emër të konfirmuar edhe për Selenicën, ndërsa emri i Jorgo Goros në Himarë është në pikëpyetje për shkak se kërkohet një miratim më i gjerë pasi kjo bashki pritet të kthehet në një kantier ndërtimi dhe kryebashkiaku nuk duket të jetë vetëm çështje e vullnetit brenda PS-së, por edhe grupeve të interesit në ndërtim dhe turizëm.
Në bashkitë e tjera nuk ka histori. Në Konispol pritet Erges Dule, kurse në Delvinë Majlinda Qilimi, ndërsa Finiqi shkon me Kristo Kiçon.
Qarku Vlorë
Bashkia Vlorë – Në diskutim (Ermal Dredha/ Flamur Mamaj)
Bashkia Sarandë – Në diskutim (Oltion Çaçi/ Adrian Gurma)
Bashkia Himarë – Në diskutim
Bashkia Selenicë – Në diskutim
Bashkia Delvinë – Majlinda Qilimi
Bashkia Finiq – Kristo Kiço
Bashkia Konispol– Erges Dule.
/AlbEu.com