Një megaoperacion, një dosje voluminoze dhe 50 urdhër-arreste nga SPAK kanë qenë kryefjala e aktualitetit përgjatë ditëve të fundit në vendin tonë. Zbërthimi i 7 grupeve kriminale si dhe një sërë atentatesh kanë bërë që mediat të “ziejnë”.
Gazetarja Anila Hoxha, teksa ishte duke analizuar këtë dosje, është rikthyer pas në kohë dhe ka treguar një intervistë të bërë kohë më parë nga vetë ajo, me një shpërndarës kokaine, i cili sapo kishte dalë nga burgu.
Gjatë kësaj intervistë shpërndarësi i kokainës i ka thënë gazetares Hoxha se shefat e Policisë kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme droge, ndërkohë nga ana tjetër kishin raportuar vetëm një ngarkesë minimale të bllokuar.
Hoxha shkruan se aso kohe priti hetimet, mirëpo sipas gazetares e kundërta ndodhi, “shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin ‘armiqtë’”.
Postimi i plotë i Anila Hoxhës (I paredaktuar):
Mbasi studiova dosjen e radhes me vrasës, hakmarres, trafikante , ish deputete , dhe shefa policie , kthej koken pas tek raportimet e mia
Jo shume larg ne kohe ne emisionin Exclusive investigova rrjetet e shperndarjes se droges ne Shqiperi. Per personazhin u kujdesa qe edhe gjate intervistes bruto ( ne rast se nisnin hetimet per ta identifikuar pra per te mos e vrare kush) e filmova me nje kapuc ngjyre mavi. Ai sa kishte dale nga burgu dhe duke me rrefyer se si funksiononte shperndarja e kokaines mes te tjerash tha “ shefat e policise e vodhen drogen dhe raportuan nje ngarkese minimale te bllokuar” .
Prita hetim ndaj ndonje shefi atehere, por perkundrazi shefat e zellshem bene reprezalje dhe investigim te thelluar per te zbuluar se cilet ishin “ armiqte”
Me vone kokaine u vodh dhe ne periferi te Tiranes. U tha se nder te dyshuarit ishte edhe nje oficer i Reneas. Disa e ekspozuan si biznesmen
Gjate 2018 – 2019 – 2020 …Policia e prokuroria?
Mbanin sekret nga gazetaret, por u jepnin informacion ne kohe rekord krimineleve , per targat, ke shoqerojne, a ka gjurme nga hedhja ne ere e nje shtetasit per te cilin shprehen “ do ta dergojme ne fluturim”, e te tjera. Ka shume te tjere , qe nuk duhet ta mbajne nje minute uniformen e shenjte te policit. Apo te pretendojne se jane prokurore, gjasme biznemene, gjasme punonjes institucionesh
Vetem kjo e kthen besim ne ligj dhe ne shtet !