“Interi ka besim gjithmonë te argjentinasit”, Zanetti flet për Dybala

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka deklaruar për portalin argjentinas “Doble Amarilla” në “D-Sports Radio” situatën në lidhje me Dybala.

“Nëse do të flasim për Dybala, ai është një lojtar i madh dhe sigurisht që do të përfaqësojë Argjentinën në Kupën e Botës.

Unë e admiroj Paulon dhe i uroj atij më të mirat në karrierën e tij. Interi ndër vite është dalluar se ka patur shumë amerikano-jugorë, veçanërisht argjentinas.

Kjo do të se argjentinasit ia vlejnë. Ne kemi Lautaron dhe Correan, ndoshta dhe Dybala së shpejti, kam besim te argjentinasit”, është shprehur ish-kapiteni legjendar i Interit./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.06.2022 07:58