Interi është me një këmbë në finale e madhe të Stambollit, pasi fitoi 2-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Milanit.
Zikaltërit siguruan fitoren që në pjesën e parë, kur Dzeko shënoi të parin në minutën e tetë dhe vetëm tre minuta më vonë dyfishuan me Mkhitaryan.
Skuadra e Simone Inzaghi humbi edhe mundësi të tjera në pjesën e parë, teksa VAR u mohoi një penallti që do të sillte mundësinë për të rrefishuar.
Milan pati disa mundësi në pjesën e dytë, megjithatë një gol që do të ngushtonte diferencën iu mohua vazhdimisht.
Akti i dytë i derbit Italian do luhet më 16 maj në “San Siro” me Interin dukshëm më të favorizuar.
Kjo do të ishte finalja e parë për zikaltërit që nga viti 2010, kur ngritën trofeun dhe plotësuan tripletën.