Inter ka kaluar në avantazh në pjesën e dytë ndaj Milanit.
Ishte Lautaro Martinez ai që i afroi edhe më shumë zikaltërit me finalen e Champions League.
Inter vjen në këtë takim me triumfin 2-0 të marrë në ndeshjen e parë, ndërsa kuqezinjtë kanë një malore përpara dhe tashmë duket e pamundur të ketë një përmbysje rezultati.