Zikaltërit e Milanos janë duke hedhur sytë vërdallë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës. Bremer është i preferuari, por konkurrenca e madhe për të ka detyruar drejtuesit zikaltër të kontaktojnë një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic. 24-vjeçari ka një kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023 dhe nuk është i paprekshëm.
Piero Ausilio i Interit ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Fali Ramadani, në përpjekje për të hedhur themelet për një marrëveshje të mundshme. Fiorentina e vlerëson 15 milionë euro lojtarin./ h.ll/albeu.com