Inteligjenca britanike: Rusia pritet të intensifikojë ofensivën në dy javët e ardhshme

Britania e Madhe ka paralajmëruar se luftimet ka të ngjarë të intensifikohen në Ukrainën lindore gjatë dy ose tre javëve të ardhshme pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj pikërisht në ato zona, shkruan BBC.

Sipas inteligjencës britanike, pritet të intensifikohen sulmet pranë Donetsk dhe Luhansk, dhe rreth qyteteve jugore të Kherson, Mykolaiv dhe Kramatorsk. Rikujtojmë se dhjetra persona u vranë javën e kaluar në Kramatorsk, pas një sulmi me raketa nga forcat ruse.

Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se forcat ruse po vazhdojnë të lëvizin përmes Bjellorusisë në mënyrë që të ridislokohen në Ukrainën lindore.