Inteligjenca britanike: Rusia nis sërish të sulmojë me dronë iranianë, Ukrainën

Rusia po sulmon me dronë të prodhuar nga Irani për herë të parë në tre javë, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se “ka të ngjarë që Rusia ka shteruar stokun e saj të mëparshëm prej disa qindra Shahed-131 dhe 136 dhe tani ka marrë një furnizim”.

Gjithashtu tha të martën se Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se kishte rrëzuar 17 UAV, përfshirë 14 Shahed-136.

Ndërsa një ditë më vonë zyrtarët ukrainas raportuan përdorimin e mjeteve ajrore pa ekuipazh (UAV) të ofruara nga Irani për sulm në një drejtim (OWA) që synonin rajonet Zaporizhzhia dhe Dnipro./albeu.com


Shtuar 9.12.2022 09:20