Integrimi, Rama: Lufta në Ukrainë i ka hapur sytë BE, por nuk mund ta marrim patentën pa mësuar makinën

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me homologen daneze u pyet nga një gazetare nëse lufta në Ukrainë ka ndryshuar perpsektivën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Rama tha se ka ndikuar duke zgjuar BE dhe duke e bërë atë të shohë përtej kufijve të saj, por theksoi se integrimi varet nga detyrat që duhet të realizojë Shqipëria më shumë sesa nga lufta, duke thekusar se nuk mund të marrësh patentën duke mos ditur makinën.

Pyetja: Lufta në Ukrainë si e ka ndryshuar perspektivën europiane të Shqipërisë? A ka ndryshuar? Ju thatë më parë se nuk kishit nxitim për anëtarësimin në BE, por a keni një afat që shpresoni?

Rama: “Do të varet më shumë prej nesh. Në kuptimin se, nëqoftëse do të jemi nxënës të mirë dhe nëqoftëse tregojmë se mësojmë shpejt, sigurisht kjo do ta përshpejtojë. Por sigurisht varet dhe nga BE, që vendimmarrja e BE nuk është vetëm teknike, është edhe politike. Ka të bëjë me shumë gjëra. Por në fund mendoj, se nuk mund të kërkosh patentë nëse nuk di sesi t’i japësh makinës siç duhet, sepse në fund do të kthehet kundër nesh. Kështu që ky proces dhe bërja e Shqiëprisë shtet anëtar është për fëmijët tanë dhe për brezat tanë të ardhshëm. Dhe duhet ta bëjmë siç duhet dhe në nivelin më të lartë të mundshëm. Do të kërkojë më tepër kohë, por ajo çfarë mësojmë në proces është një vendim dykahësh. E dimë që në BE ka ndërlikime, edhe pse duhet të them se lufta në Ukrainë ka ndihmuar BE të zgjohet përkundrejt asaj që po ndodh përtej kufijve të BE. Nuk jam i sigurt se shumë njerëz e dinë, por Ballkani Perëndimor është i vetmi realitet që në gjeorgafinë e hartave që jeton brenda një realiteti tjetër gjeorafik sepse rrethohemi nga kufijve e BE.”/albeu.com


Shtuar 6.03.2023 12:35