Integrimi në BE, Rama: Dikur në Bruksel merrja kurajo, sot sikur me vjen keq për ta, në atë dasmë do të shkojmë me rrobat e rastit

Kryeministri Edi Rama gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër është ndalur dhe te hapja e negociatave me bashkimin Europian.

Rama tha se Shqipëria nuk do të përgatitet më për atë dasmë dhe se nëse ndodh do të shkojnë me rrobat e rastit.

“2 fjalë për BE dhe dasmën e radhës, sa herë afrohet Këshilli Europian është si dasmë, ne nuk përgatitemi më, nëse ndodh do shkojmë me rrobat e rastit. Më keq akoma na ngelet dhëndri në derë, në këtë rast themi Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja, do ishte më mirë të ishim ne nusja. Ne e kemi të qartë rrugën tonë. Do ndërtojmë sistemet tona, gjithckaje, pastaj kur të duan të bëjmë dasmën jemi ne, i them miqve të Maqedonisë se Veriut mos u fusni në stres, ka dalë Bullgaria, është burrë për vete se të ishte femër hajde de, na ka dalë Bullgaria, nëse duan që të bëjnë dasmë gati jemi. është koha që ti japim fund stresit. Bullgaria kur të lodhet me kukullën do të hapë bisedën”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë shqiptare tha se sot i vjen keq për Brukselin.

“Dikur shkoja në Bruksel për të marrë kurajo, tani më duket sikur do t’u jap kurajo atyre. Dikur më dukeshin në kulmin e formës, sot sikur më vjen keq. Ballkani këtu do jetë këtu, nuk vdes. Ky i hapuri aq më pak. BE me të parë me të bërë, ne jemi këtu. Ne BE na bëjnë ata, por E europianë e kemi vetë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 10:57