Instituti për Studimin e Luftës: Putin urdhëroi vrasjen e Prigozhin, hakmarrje për rebelimin

Sipas një raporti të ekspertëve të Institutit për Studimin e Luftës (ISW) Vladimir Putin qartazi po është përgjegjës për rrëzimin e avionit të vogël privat qëku ishte Yevgeny Prigozhin dhe figura të tjera të shquara të Wagner.

Siç raportohet, urdhri i presidentit rus drejtuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes për të rrëzuar avionin e liderit Wagner është një akt hakmarrjeje për poshtërimin e shkaktuar atij dhe Ministrisë së Mbrojtjes Ruse nga tentativa për kryengritje të armatosur të organizatës paraushtarake në 24 qershor.

“Urdhëri i Putinit drejtuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes për të rrëzuar aeroplanin e Prigozhinit ka të ngjarë një përpjekje publike për të rivendosur sovranitetin e tij dhe për t’u hakmarrë për poshtërimin e shkaktuar presidentit rus dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes nga tentativa për kryengritje të armatosur të Wagner-it më 24 qershor”, thotë Instituti.

Putin thuhet se ka marrë pjesë në një koncert publik në përkujtim të 80-vjetorit të Betejës së Kurskut në kohën kur avioni i Prigozhin u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse.

“Prania e Putinit në koncertin televiziv solli kujtimet e televizionit shtetëror sovjetik që tregonte Liqenin e Mjellmave në gusht 1991 kur Bashkimi Sovjetik u shemb”, shtuan ekspertët e Institutit.

Burimet ruse thanë se kanë kaluar saktësisht dy muaj që kur filloi tentativa për kryengritje të armatosur të Wagner, gjatë së cilës luftëtarët e saj rrëzuan disa helikopterë rusë dhe vranë të paktën 13 ushtarakë rusë.

“Vendimi për të përdorur mbrojtjen ajrore ruse si një metodë për të vrarë Prigozhin lejoi Ministrinë Ruse të Mbrojtjes të hakmerrej menjëherë për një nga ditët më vdekjeprurëse për forcën ajrore ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

“Putini pësoi një poshtërim të konsiderueshëm duke dështuar në ndalimin e kryengritjes së Wagner, duke u mbështetur tek Lukashenko për të ndaluar marshimin e Prigozhin në Moskë dhe duke dështuar në ndëshkimin e ushtrisë së organizatës përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit rus më 24 qershor”, përfundoi Instituti.


Shtuar 24.08.2023 11:35