Inskenoi vrasjen mafioze në Pukë, Davide Pecorelli: Falë priftit shqiptar gjeta thesarin në ishull, 250 kg monedha ari!

Janë zbardhur detaje të reja nga “zhdukja dhe gjetja” e Davide Pecorellit, biznesmenit italian që alarmoi drejtësinë italiane dhe atë shqiptare.

Zhdukja e Davide Pecorellit vazhdon të jetë e mbushur me mister edhe pse tashmë ai gjendet në pranga në Itali ku dhe po zhvillohen hetime për zhdukjen e tij.

Së fundmi, mediat italiane kanë zbardhur pjesë nga dëshmia e biznesmenit i cili së fundmi ka rrëfyer se gjatë periudhës së “vdekjes”, ai ka zbuluar një thesar në San Mamiliano, sipas tij 3 arka me 250 kg monedha ari të pastra.

Davide Pecorelli: Unë zbulova thesarin San Mamiliano, janë 3 arka me 250 kg monedha ari të pastra. Kisha vendosur të bëja vetëvrasje, ishte prifti që më dha idenë e vjedhjes së eshtrave, më tha ti fus në makinë dhe ti djeg.

Pecorelli nuk e ka zbuluar emrin e priftit duke u shprehur: Ai më shpëtoi, nuk e tradhëtoj duke ia zbuluar emrin. Ata ishin shumë dramatike, unë u testova shumë psikologjikisht.

Pecorelli ka treguar se këtë thesar do ta ndante me personin që e udhëzoi, pra me priftin shqiptar që sipas tij i ka treguar vendndodhjen e arkave./ albeu.com/

 


Shtuar 23.09.2021 10:36