Infantino e shpall të mbyllur Superligën evropiane

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino e ka kundërshtuar ashpër krijimin e Superligës së klubeve dhe ka shkuar deri aty se e ka quajtur këtë garë si një dyqan të mbyllur.

Ai ka thënë se një ide e tillë do të ishte një shkëputje nga institucionet aktuale të futbollit evropian dhe botëror, përcjell KosovaPress.

“Në FIFA, ne fuqimisht mund të mos e pranojmë krijimin e Super Ligës, të një super lige e cila është një dyqan i mbyllur, i cili është një shkëputje nga institucionet aktuale.” tha Infantino në Kongresin e UEFA-s.

“Njerëzit duhet të mendojnë me shumë kujdes. Ata duhet të mendojnë për aksionarët e tyre dhe tifozët, të cilët kanë kontribuar në krijimin e asaj që është futbolli evropian sot.”

“Është detyra ime dhe detyra jonë të mbrojmë modelin sportiv evropian, garat e klubeve, ekipet kombëtare. Nëse ata vendosin të ndjekin rrugën e tyre, ata duhet të jetojnë me zgjedhjen e tyre. Ata duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë brenda apo jashtë institucioneve tona. Ata nuk mund të jenë gjysmë-brenda dhe gjysmë-jashtë.”

“Detyra ime, detyra jonë, është të ruajmë futbollin e klubeve dhe futbollin ndërkombëtar”, tha në fund Infantino.


Shtuar 20.04.2021 16:13