Incidenti në uzinën e armëve, Peleshi: Po mendojmë të rivendosim në funksion uzinat e armëve

Mbrëmjen e djeshme një incident ndodhi në Uzinën e armëve në Gramsh, ndërkohë ditën e sotme ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë se qeveria po mendon për rivendosjen në funksion të uzinave të armëve  në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediet Peleshi ka ka thënë se pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim, ndërsa thekson se Shqipëria ka bërë shumë mirë që nuk ka shuar përfundimisht industrinë e armëve.

Për sa i përket Uzinës së Gramshit ai tha se nuk është e vërtetë që në uzinë, e cila është jashtë funksionit nuk ka energji elektrike prej tre vitesh.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. . Nuk di që sot s’ka energji në Uzinë. Nuk ka uzinë në punë. Uzina ka statusin shoqëri aksionere por nuk ka aktivitet prej tre vitesh Nuk është e vërtetë që ka tre vite pa energji elektrike”, tha Peleshi./albeu.com