Incidenti në Fier, “shpërthen” Meta: Mprihni sëpatat, provokatori i ndyrë kërkon të prishë zgjedhjet (VIDEO)

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti Ilir Meta komentoi incidentin e ndodhur sot në Fier mes përfaqësuesve të LSI-së dhe Policisë Bashkiake.

“Të mos bien pre e provokimit të bandës së rilindësve. Ky është një incident i turpshëm dhe banal, por është edhe një provokim që ju gjoja të prishni mitingu që do bëjë rilindja në Fier.

Kryetari i Bashkisë së Fierit duhet të shkojë në burg për shkeljet e rënda që ka bërë. Prandaj, Kejdi komuniko me zotin Ruçi dhe nëse vërtetë banderolat tuaja shqetësojnë kryerilindasin hiqini ato sa të mbarojë mitingu dhe pastaj vini prapë.

Do i vë postera Ramës në Fier para se të iki në Vlorë që të kënaqet ai. Provokator i ndyrë që kërkon të prishë zgjedhjet e së dielës.

Mprihni sëpatat dhe t’i keni gati për të dielën dhe ashtu do bëjë gjithë Shqipëri e Fieri me në krye Presidentin”, deklaroi Meta.


Shtuar 21.04.2021 12:12