Dy ditë pas ndeshjes Shqipëri – Poloni, policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë hedhur flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni.
Sipas burimeve nga policia, e cila bllokoi mbi 300 flakadanë, në vijim të punës për identifikimin dhe penalizimin e personave që kanë hedhur flakadanë apo tymuese në ndeshjen Shqipëri-Poloni janë marrë dhe analizuar pamjet filmike të stadiumit “Air Albania” dhe janë nxjerrë 15 foto të personave që kane përdorur këto lëndë. Dy prej tyre janë arrestuar.