Incidentet në Elbasan, Balla tregon porosinë që ka shpërndarë për socialistët

“Në asnjë prej incidenteve nuk është përfshirë asnjë incident i PS. PD akuzoi zotin Pjerin Xhuvanin, unë e di që ka qenë themelues i LSI në Elbasan…”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar incidentet e ndodhura në Elbasan javën që lamë pas.

I ftuar në emisionin “Spotlight”, Balla tha se pjesë e grupit që demokratët akuzuan se ishte me të shkuar kriminale, ishte dhe Pjerin Xhuvani.

Në fjalën e tij, Balla tha se ai ishte emëruar prej kryedemokratit Lulzim Basha në një prej drejtorive më të rëndësishme në Elbasan.

“Dita e Verës është dasmë. Ftohet e gjithë Shqipëria. Nuk e di që në dasmë shqiptarët shkojnë me flamuj. Mua më vjen keq për Boçin që në fillim e hoqi, pastaj e futi. Porosia ime është që asnjë përfaqësues të mos bjerë e asnjë incidenti.

Në asnjë prej incidenteve nuk është përfshirë asnjë incident i PS. PD akuzoi zotin Pjerin Xhuvanin, unë e di që ka qenë themelues i LSI në Elbasan.

Kur është kundër Bashës është kriminel, por Basha e ka emëruar drejtor të një prej Drejtorive më të rëndësishme në Elbasan,. PD ta gjejë gabimin tek vetja. Elbasanin e kanë asociuar gjithmonë me krimin,”-tha Balla.