Incident në Kosovë: Dhjetëra persona me flamurin e Serbisë në duar sulmojnë Policinë me fishekzjarrë

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Urën e Ibrit në Mitrobvicë, ku dhjetëra persona të cilët mbajnë në duar flamurin serb, kanë sulmuar me fishekzjarrë Policinë e Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga portali kosovar “Jepi Zë”. Disa prej sulmuesve shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi afrohen deri në mesin e Urës.

Ura mbi lumin Iber sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës. Për momentin nuk bëhen ende me dije të tjera detaje mbi ngjarjen.


Shtuar 1.06.2021 19:41