Incident në Japoni, hidhet bombë tymuese ndaj kryeministrit Fumio Kishida (VIDEO)

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është evakuuar i padëmtuar nga një incidenti publik pasi ndaj tij u hodh një bombë tymuese.

V

Një person u ndalua në vendin e ngjarjes në Wakayama, ku Kishida do të mbante një fjalim, raportuan mediat lokale.

Nga ngjarja nuk raportohet për asnjë të lënduar, ndërsapo policia thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar.

Policia gjithashtu po heton detajet.

Kishida sapo kishte filluar të mbante një fjalim pasi vizitoi portin e peshkimit në Wakayama për një event fushate kur objekti u hodh ndaj tij.

Raportet e mediave lokale thonë se ai do të vazhdojë takimin e tij të planifikuar për pjesën tjetër të ditës.

Sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni. Por ka një nervozizëm për sigurinë rreth politikanëve, pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje teksa ishte në gjurmët e fushatës vitin e kaluar.


Shtuar 15.04.2023 07:29