Incident në Elbasan/ Qytetarja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

Rasti i parë i fotografimit të votës, ka ndodhur në Elbasan. Siç duket votuesja me shpresën se ishte herët dhe nuk do ta vinte re njeri, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar.

Por është bllokuar menjëherë nga komisionerët, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.

Fotografimi i votës, është vepër penale dhe dënohet me 1-3 vite burg.

 


Shtuar 11.05.2025 09:30